Njeriu-mine dhe mina me sahat

June 4, 2007 – 5:20 pm | by Beni | 223 views
(1 votes, average: 5 out of 5)
Loading ... Loading ...

If you're new here, you may want to subscribe to my RSS feed. So that you can read the latest updates about Web2.0 tools, Making Money Online, Tips in SEO, Ajax and many more. Thanks for visiting Beni's Blog!

Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr

Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…

Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…

Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):

Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…


Syri, mendja, hunda

June 4, 2007 – 5:18 pm | by Beni | 161 views
(No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!


Gomari e kali

June 4, 2007 – 5:17 pm | by Beni | 191 views
(No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

Po pse, po pse,
Ankohej nji gomar,-
Ty njerzit t’bajnë kaq nde
E t’shame, mua po m’falin?
Se i bari vetë mbi shpinë
Si ti, a thua, s’e dinë?E kali i thotë kadal’:
“Në mos gabosha, ty t’përbuzin njerzit,
Pse si gomar ti i ban e vetë si kal”.
-Ma fort se puna vetë me të qitun në za
Shumë herë a mënyra se si je tuj e ba.

Nga Ndre Mjeda


Gruni e egjra

June 4, 2007 – 5:15 pm | by Beni | 143 views
(No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

Egjra që rritej
Grunit përbri,
Nji dit’ i foli
Si me kreni:

“Pa kurrfarë mundit,
Pa nji kujdes,
Un’ kallx e kokraa
Bri tejet qes.

Ty me djersë t’ballit
T’vin’ rreth puntortë,
E me m’mbërri mue
I ngjiat kaq t’ortë”.

Ia priti gruni:
“Mos u kreno,
Se gjaja e keqe
Rritet sido.”


Egjra që rritej

June 4, 2007 – 5:13 pm | by Beni | 135 views
(No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!


Dijetari dhe gomari

June 4, 2007 – 5:01 pm | by Beni | 213 views
(1 votes, average: 5 out of 5)
Loading ... Loading ...

Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë

T’ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari

Dhe tha: “Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t’u tharë.

Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t’u hapnin punë,

Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë…”

U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.

Nga Driteto Agolli


Miza dhe Gomari

June 4, 2007 – 4:59 pm | by Beni | 192 views
(1 votes, average: 4 out of 5)
Loading ... Loading ...

E dhjerë , por krenare!
Kjo miza qenka fare:

u shkri i tërë fshati.
e bajgu nga inati;
Por një …i dha veshgjati,

nën bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,

Një mizë , goxha mizë,


Shqiponja, sorra dhe bariu

June 4, 2007 – 4:58 pm | by Beni | 393 views
(1 votes, average: 1 out of 5)
Loading ... Loading ...

Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c’lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.


Peshkataret

June 4, 2007 – 4:57 pm | by Beni | 180 views
(1 votes, average: 5 out of 5)
Loading ... Loading ...

Disa peshkatare dolen per peshkim, po pasi u munduan nje kohe te gjate, nuk zune gje. Prandaj po rinin ne varke te merzitur. Ate cast, nje peshk i madh grabitqar, qe notonte me shpejtesi, u hodh gabimisht ne mes te varkes. Peshkataret e zune, e shpune ne qytet dhe e shiten.

Domethenia e kesaj fabule eshte: Shpesh here, atyre qe nuk u ndihmon mjeshteria, iu sjell gezim fati


Dhelpra me bark te fryre

June 4, 2007 – 4:50 pm | by Beni | 307 views
(2 votes, average: 3 out of 5)
Loading ... Loading ...

Nje dhelper e urritur, qe gjeti ne nje zgavër lisi buke e mish, lene aty nga ndonje bari, hyri me shpejtesi brenda dhe i perlau. Por iu fry barku aq shume sa nuk mundi te dale dot prej andejdhe vuri kujen. Nje dhelper tjeter, qe e solli rruga ne ato ane, e pyeti se c’po ndodhte, dhe kur e mesoi, i tha:
- Tani duhet te rrish aty brenda, derisa te behesh aq sa ishe kur hyre.Keshtu do te dalish fare lehte.

Domethenia: Vetem koha i zgjidh problemet e veshtira