Gabimi i Qukapikut
June 4, 2007 – 5:25 pm | by Beni | 250 viewsIf you're new here, you may want to subscribe to my RSS feed. So that you can read the latest updates about Web2.0 tools, Making Money Online, Tips in SEO, Ajax and many more. Thanks for visiting Beni's Blog!
Ne provimin e zoologjise,
Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s’do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)…
Kish ngaterruar bleten me nje mize…
… Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)…
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje… mizeeeee…
… Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur…
(Sa turp…)
I ati… kish ngaterruar,
Bleten… me nje… mizeeee…
… Ben te sajen jeta…
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe…
(Sa turp…)
Ngjante me nje… mizeee…
Nga Astrit Cerma

















